Besarta Jashari: I tregova Bekimit se sa krenar luftonte babushi me babën Shaban

Sot shënohet 21-vjetori i sulmit të dytë të Serbisë në drejtim të familjes Jashari në Prekaz.

Në përkujtim të gjithë familjarëve sot ka shkruar edhe Besarta Jashari, e mbijetuara e këtij sulmi nga familja Jashari.

Besarta ka thënë se sot bashkë me vëllain, Bekimin njëherësh kryetarin e komunës së Skenderajt kanë përkujtuar një përvjetor të rëndësishëm për kombin, por të dhimbshëm dhe krenar për familjen.Tutje Besarta ka thënë se para 21 viteve ishin të ndarë fizikisht, atëherë kur forcat policore/ushtarake serbe rrethuan shtëpitë e tyre, me idenë e shfarosjes së konakut që kultivoj atdhedashurinë dhe rriti foshnjën UÇK,trnansmeton Ministria e Lajmeve.

Na ndiqni
error