Tensionet në Detin e Zi: Flota ruse ndjek lëvizjet e Destrojerit amerikan

Flota e Detit të Zi të Rusisë po vëzhgon destrojerin e Flotës Amrikane që mbërriti në Detin e Zi, të shtunën, tha qendra kombëtare e kontrollit të mbrojtjes.

“Forcat e flotës së Detit të Zi filluan të vëzhgonin Destrojerin USS Donald Cook pasi hyri në Detin e Zi”, thuhet në deklaratë.

Komandanti i 6-të i Flotës së Shteteve të Bashkuara, Zëvendës Admirali L. Franchetti, vuri në dukje se anijet luftarake ruse kanë qenë “profesionale” në ndërveprimet e tyre me anijet e Flotës së SHBA në Detin Zi.

TASS raportoi se flota e gjashtë amerikane njoftoi më parë se destrojeri “USS Donald Cook” i pajisur me raketa hyri duke kaluar nëpër ngushticën e Dardaneleve në drejtim të Detit të Zi, në mënyrë që të “përfundon operacionin e sigurisë detare dhe rritjen e stabilitetit rajonal detar.

Agjencia ruse kujton se në fillim të këtij muaji anija luftarake “USS Fort McHenry” kishin kaluar Dardanelet për në Detin e Zi.

Flota Amerikane kanë rritur vazhdimisht praninë e tyre në rajonin e Detit të Zi gjatë vitit të kaluar, me ushtrime ushtarake të mbajtura në ujërat e Detit të Zi dhe anijet luftarake të SHBA që shpesh hyjnë në zonë.

Autoritetet ruse kanë dënuar në mënyrë të përsëritur veprimet e NATO-s si provokative, duke shtuar se ato kërcënojnë një rritje të rrezikut ushtarak në rajon.

Na ndiqni
error